Udhëheqësi suprem i Iranit pretendon se protestat e fundit ishin një "komplot"

Azia

Udhëheqësi suprem i Iranit pretendon se protestat e fundit ishin një "komplot"

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:31
Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi Suprem

Udhëheqësi suprem i Iranit të mërkurën pohoi pa prova se protestat e fundit në të gjithë Republikën Islamike për rritjen e çmimeve të benzinës të vendosura nga qeveria ishin pjesë e një "komploti" që përfshin SHBA, pasi autoritetet filluan të pranojnë shkallën e demonstratave, shkkruan AP.

Udhëheqësi Suprem, Ayatollah Ali Khamenei e bëri komentin duke iu drejtuar anëtarëve të forcës gjithëpërfshirëse të Basijve të Gardës Revolucionare, të cilat ndihmojnë në heqjen e demonstratave.

Ndërkohë, një ligjvënës u citua të thoshte se autoritetet arrestuan më shumë se 7,000 njerëz për protestat ndërsa një zyrtar i sigurisë pretendoi se demonstruesit u përpoqën të merrnin nën kontroll televizionin shtetëror iranian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat