Parlamenti irakian miraton dorëheqjen e qeverisë

Azia

Parlamenti irakian miraton dorëheqjen e qeverisë

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 14:13
Adel Abdel Mahdi

Parlamenti i Irakut e ka miratuar dorëheqjen e kryeministrit Adel Abdel Mahdi dhe kabinetit të tij dy muaj pas protestave të përgjakshme, gjatë të cilave u vranë më shumë se 400 njerëz.

Kryetari i kuvendit tha të dielën se tash do të kërkojë nga presidenti Barham Saleh që ta emërojë një kryeministër të ri.

Mahdi të premten la të kuptohet se do të japë dorëheqje pas disa javëve të kryengritjeve dhe thirrjes së klerikut kryesor, Ayatollah Ali al-Sistani, që kuvendi të mos i japë përkrahje më qeverisë.

Kleriku Al-Sistani e ka dënuar përdorimin e dhunës nga policia kundër protestuesve dhe u bëri thirrje deputetëve që ta ndërpresin përkrahjen për kabinetin qeveritar.

Më herët të dielën, autoritetet irakiane e lëshuan një fletarrestim për një komandant ushtarak, i cili dyshohet se kishte dhënë urdhër për shtypjen e protestave me dhunë në provincën jugore, Dhi Qar.

Disa grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i kanë akuzuar forcat irakiane të sigurisë se kanë përdorur dhunë të tepërt ndaj protestuesve, shkruan “Free Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat