Iraku dënon sulmin ndaj bazës ushtarake amerikane

Azia

Iraku dënon sulmin ndaj bazës ushtarake amerikane

Më: 8 janar 2020 Në ora: 16:58
Sulmi

Presidenca irakiane dënoi sulmin e Iranit në dy baza ushtarake irakiane ku janë të vendosura forcat amerikane dhe përsëriti se kjo paraqet shkelje të sovranitetit të Irakut.

Kabineti i presidentit Barham Saleh tha se fati i trupave amerikane në Irak ishte një çështje e brendshme e bazuar në marrëveshje ligjore për të luftuar të ashtuquajturin Shtetin Islamik, raporton AP.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Iraku më parë kishte refuzuar të ishte pika fillestare e agresionit ndaj çdo vendi dhe të jetë një burim kërcënimi për çdo vend përreth.

Kryeministri irakian ka thënë publikisht se ushtria amerikane duhet të largohet nga vendi pas një sulmi me dronë që vrau komandantin e lartë të Iranit në Bagdad, Qasem Soleimani, dhe parlamenti miratoi një rezolutë jo detyruese duke kërkuar tërheqjen e trupave amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat