Kina lanson raketën që mund të arrijë territorin amerikan

Azia

Kina lanson raketën që mund të arrijë territorin amerikan

Më: 8 janar 2020 Në ora: 22:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kina ka publikuar pamje të rralla të raketës hipersonike bërthamore, DF-26, që po lansohej gjatë një stërvitjeje ushtarake.

Arma e fuqishme, e mandatuar nga Ushtria Liblirimtare e Popullit në 2018-ën, është në gjendje të arrijë territorin e SHBA-ve dhe të shkatërrojë transportuesit e avionëve, sipas raportimeve të mëparshme.

Pekini nuk zbuloi kohën ose vendndodhjen e stërvitjes, por pamjet e testimit u publikuan kohët e fundit nga transmetuesi shtetëror i vendit.

Klipi u nda gjithashtu nga Rocket Force, pjesë e Ushtrisë Liblirimtare Popullore (PLA), e cila merret me arsenalin në rritje të raketave të Pekinit.

Divizioni ushtarak nuk e përmendi modelin e raketës në videon e ndarë të shtunën në Weibo, rrjetin social kinez ekuivalent me ‘Twitter’.

Pamjet tregon raketën duke u lëshuar nga një shkretëtirë.

Sipas raportimeve, raketa kishte kapacitet të mbante kapak raketor deri në katër megatonë dhe të godiste një objektiv deri në 6.000 kilometra distancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat