Rrëzimi i avionit në Iran, identifikohet shtetësia e viktimave

Azia

Rrëzimi i avionit në Iran, identifikohet shtetësia e viktimave

Më: 9 janar 2020 Në ora: 09:12
Iran

Pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti i Tehranit , avioni ukrainas Boeing 737 u rrëzua duke lënë të vdekur 176 persona që ishin në bord.

Viktimat e kësaj tragjedie janë nga Irani, Kanadaja, Ukraina por ka edhe nga Suedia, Afganistani, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Ishte Ministri i Jashtëm i Ukrainës Vadym Prystaiko i cili më anë të një postimi në Twitter tregoi shtetsëitë e viktimave. Në këtë tragjedi ndërruan jetë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 anglez.

Një zëdhënës i “International International Airlines” në Ukrainë tha në një konferencë për shtyp se avioni u kontrollua për herë të fundit më 6 janar dhe nuk ka pasur asnjë ankesë më parë në lidhje me avionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat