Iraku kërkon nga SHBA-ja një plan të tërheqjes së forcave

Azia

Iraku kërkon nga SHBA-ja një plan të tërheqjes së forcave

Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:47
Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi.

Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, përgatitjen e një mekanizmi për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, tha zyra e kryeministrit Mahdi, raporton Uashington Post.

Mahdi e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me sekretarin Pompeo.

Kjo kërkesë, pason një vendim të parlamentit irakian, i cili votoi pro dëbimit të trupave amerikane nga Iraku.

Parlamenti e ndërmori këtë veprim, pas vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani, gjatë javës së kaluar në Irak, nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Në shenjë hakmarrje, Irani sulmoi dy baza ushtarake në Irak të cilat strehonin trupat e SHBA-së.

Në Irak gjenden 5 mijë trupa amerikane.

Kryeministri irakian i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të dërgojë përfaqësuesit amerikanë për të përgatitur planet, për një tërheqje të sigurtë të trupave amerikane.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e kanë në plan tërheqjen e forcave nga Iraku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat