Shkretëtira e Arabisë Saudite mbulohet nga dëbora

Azia

Shkretëtira e Arabisë Saudite mbulohet nga dëbora

Më: 11 janar 2020 Në ora: 08:24
Ilustrim

Pjesë të tëra të Arabisë Saudite u mbuluan nga dëbora të premten, veçanërisht në rajonet veriperëndimore si malet e Dahr. Videot e reshjeve të borës u bënë virale në mediat sociale.

Temperaturat ranë nën 0 gradë Celsius në disa pjesë, ndërsa zyra e meteorologjisë së Arabisë Saudite u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të shmangin zonat e izoluara.

Autoriteti i Përgjithshëm i Meteorologjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit parashikoi gjithashtu reshje të mëdha shiu dhe bubullima mbi Tabuk, Madinah, Kufijtë Veriorë, Ha’il dhe Al-Jawf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat