Regjimi sirian kreu një sulm ajror mbi Idlib, ku la të vdekur 17 civilë

Azia

Regjimi sirian kreu një sulm ajror mbi Idlib, ku la të vdekur 17 civilë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Në mesin e të vrarëve, janë edhe dy fëmijë

Të paktën 17 civilë u vranë sot në sulmet ajrore nga regjimi i Bashar al-Asad në veriperëndim të Sirisë, ka bërë të ditur një agjenci lokale e mbrojtjes civile.

Aeroplanët luftarak të regjimit sirian, kanë pasur në shënjestër qendrën e qytetit të Idlibit, rrethet Maarrat al-Numan dhe Saraqib dhe 11 fshatra në orët e mëngjesit, njoftuan Helmetat e Bardha.

Së paku shtatë njerëz u vranë në qendër të qytetit, gjashtë në fshatin Binnish, katër në fshatin Al-Nerab, duke përfshirë edhe dy fëmijë, ndërsa 50 të tjerë u plagosën. Pas sulmeve ajrore, ekipet e mbrojtjes civile filluan përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Turqia njoftoi dje se një armëpushim i ri në Idlibin e tronditur nga dhuna – megjithëse “aktet e agresionit” tashmë janë të ndaluar zyrtarisht – është vendosur të fillojë sonte menjëherë pas mesnatës.

Derisa, një ditë më parë, në një deklaratë të ndarë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, njoftoi për një armëpushim, do të fillonte rreth orëve të mesditës.

Megjithëse Turqia dhe Rusia ishin pajtuar, që në këtë zonë të kenë armëpushim dhe të mos vazhdojnë më sulmet, Siria ka organizuar sulme të ndryshme, duke lënë shumë viktima në njerëz dhe shkatërrime prone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat