Në Tehran dëgjohen të shtëna armësh ndaj protestuesve - Bota Sot
Në Tehran dëgjohen të shtëna armësh ndaj protestuesve

Azia

Në Tehran dëgjohen të shtëna armësh ndaj protestuesve

Më: 12 janar 2020 Në ora: 21:13
Ilustrim

Në Tehran të Iranit janë duke u mbajtur protesta ku mijëra qytetarë dolën në rrugët e Teheranit për të shfaqur pakënaqësinë e tyre pasi autoritetet pranuan se gabimisht kanë rrëzuar avionin ukrainas duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

E gjatë ditës së sotme ndaj këtyre protestave ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili pati një mesazh ndaj liderëve të Iranit, duke i paralajmëruar se Amerika po i vëzhgon dhe kërkoi që të mos vriten protestuesit.

Sipas raportimeve të medieve të huaja, protestat janë duke vazhduar ndërsa qaste më parë janë dëgjuar disa të shtëna që kanë ndodhur nga forcat e sigurisë ndaj protestuesve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat