Frikë dhe panik nga vullkani, nis rrjedhja e llavës

Azia

Frikë dhe panik nga vullkani, nis rrjedhja e llavës

Më: 13 janar 2020 Në ora: 08:03
Ilustrim

Një vullkan në Filipine nisi një rrjedhje të dobët llave, pasi autoritetet paralajmëruan se një "shpërthim i rrezikshëm" mund të ndodhte "brenda disa orëve".

Në orët e para të së hënës lllava e dobët filloi të rrjedhë nga vullkani Taal - i vendosur rreth 70 km në jug të kryeqytetit Manila.

Rrjedhja e llavës vjen pasi vullkani lëshoi një re gjigante tymi duke shkaktuar evakuimin masiv të 8,000 njerëzve nga zona.

Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve.

I ndodhur në një ishull në mes të një liqeni, ai është një nga vullkanet më të vegjël në botë dhe ka regjistruar të paktën 34 shpërthime në 450 vitet e kaluara.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në Filipine e ka  ngritur nivelin e alarmit nga 3 në 4, nga një maksimum prej 5.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu për një "tsunami vullkanik" të mundshëm, i cili mund të nxitet me rënien e mbeturinave pas një shpërthimi, duke shtyrë ujin dhe gjeneruar valë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat