Gropa “përpin” autobusin dhe këmbësorët në Kinë, së paku 6 të vdekur

Azia

Gropa “përpin” autobusin dhe këmbësorët në Kinë, së paku 6 të vdekur

Më: 14 janar 2020 Në ora: 08:16
Foto

Një gropë e madhe, e cila u hap papritmas në Kinë, i ka “përpirë” një autobus dhe disa këmbësorë në Kinë. Gjashtë persona janë raportuar të vdekur dhe dhjetë të tjerë ende janë të zhdukur.

Në pamjet e publikuara nga mediet shtetërore shihen njerëz duke ikur nga një vendndalim i autobusit pasi rruga filloi të shembej.

Disa njerëz u zhdukën gjatë shembjes së rrugës, ndërsa gjashtëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve.

Mediet kineze thanë se operacioni i kërkimit dhe shpëtimit ende është duke vazhduar, ndërsa kanë filluar hetimet për shkaktarin e aksidentit.

Incidenti ndodhi të hënën pasdite në Xining, kryeqytet i provincës Qinghai. Gropat e mëdha në rrugë nuk janë të pazakonshme në Kinë dhe shpesh për to fajësohet mungesa e cilësisë së ndërtimit.

Në vitin 2013, pesë persona kishin vdekur pas hapjes së një grope dhjetë metra të gjerë në portat e një qendre industrial në Shenzhen, shkruan “The Guardian”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat