Rasti i parë i virusit të ri raportohet jashtë Kinës

Azia

Rasti i parë i virusit të ri raportohet jashtë Kinës

Më: 14 janar 2020 Në ora: 21:48
Ilustrim

Një turiste në Tajlandë është bërë personi i parë jashtë Kinës, që është diagnostikuar me një virus të ri - i ngjashëm me pneumoninë - që tashmë ka infektuar dhjetëra njerëz.

Autoritetet thanë se gruaja është izoluar pasi ka arritur në aeroportin e Bankokut nga Vuhani, qytet në lindje të Kinës, ku shpërthimi i virusit ka nisur në dhjetor.

Deri më tani janë regjistruar 41 raste me këtë virus, ndërsa një person ka humbur jetën.

Ai është identifikuar si një koronavirus, i cili mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars - sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes - ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

Sars e ka pasur origjinën në Kinë.

Në total, ai ka infektuar mbi 8,000 njerëz në 26 vende të botës.

Kina është shpallur e pastër nga Sars-i në maj të vitit 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat