Izraeli i kundërpërgjigjet sulmit raketor të Hamasit

Azia

Izraeli i kundërpërgjigjet sulmit raketor të Hamasit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 06:15
Foto ilustrim

Avionët ushtarakë izraelitë kryen sot në mbrëmje sulme ajrore në disa pozicione ushtarake në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmit të mëparshëm nga Hamasi në Izraelin jugor, deklaruan dëshmitarët okularë dhe burimet e sigurisë.

Burimet palestineze deklaruan se avionët izraelitë fluturuan mbi qytet dhe më pas u dëgjuan disa shpërthime pasi raketat izraelite goditën një pozicion ushtarak që i përkiste militantëve të Hamasit.

Ekipet mjekësore dhe zjarrfikëse në Gaza ishin në gatishmëri dhe nxituan në vendet e synuara. Nuk u raportuan lëndime, por u shkaktuan dëme të mëdha në pozicionet ushtarake dhe ndërtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat