Shkalla e lindjeve në Kinë bie në nivelin më të ulët në shtatë dekada

Azia

Shkalla e lindjeve në Kinë bie në nivelin më të ulët në shtatë dekada

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:13
Pekin, Kinë

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që nga formimi i Republikës Popullore të Kinës 70 vjet më parë, me gjithë lehtësimin e politikës për të pasur vetëm një fëmijë.

Zyra Kombëtare e Statistikave tha se shkalla e lindjeve vitin e kaluar ishte 10.48 në njëmijë - që është norma më e ulët që nga viti 1949.

Sipas saj, numri i foshnjave të lindura më 2019 ka rënë për rreth 580,000, në 14.65 milionë.

Popullsia e përgjithshme e Kinës ishte 1.4 miliard në fund të vitit të kaluar, krahasuar me 1.39 miliard në vitin paraprak.

Kostot në rritje të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe strehimit thuhet se i kanë dekurajuar shumë çifte të reja në Kinë që të kenë fëmijë.

Qeveria e Kinës e ka hequr politikën për vetëm një fëmijë në vitin 2015.

Politika e tillë ka hyrë në fuqi në vitin 1979 për të ngadalësuar rritjen e popullsisë.

Familjet që e kanë shkelur atë, janë përballur me gjoba, humbje të punës dhe ndonjëherë aborte të detyruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat