Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Azia

Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Më: 19 janar 2020 Në ora: 11:16
Hong Kong. Fotografi nga arkivi.

Mijëra protestues janë mbledhur sot në qendër të Hong Kongut, për të bërë thirrje për bojkotimin e Partisë Komuniste të Kinës dhe për të kërkuar reforma në sistemin zgjedhor.

Disa prej protestuesit kishin të veshur rroba me ngjyrë të zezë dhe kishin vendosur maska në fytyrë. Ata mbanin në duar pano me mbishkrime si “Liri për Hong Kongun” si dhe disa protestues kishin flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Bloomberg ka cituar aktivistin Joshua Wong të ketë thënë se pjesëmarrja në protestën e sotme është qenësore për t’i treguar botës se përpjekjet e protestuesve në Hong Kong për plotësimin e kërkesave të tyre janë duke vazhduar.

Autoritetet kanë dhënë leje për protestën e sotme.

Më herët gjatë këtij muaji, autoritetet kineze zyrtarin e lartë ndërlidhës të Pekinit me Hong Kongun, për shkak të trazirave. Protestat masive në Hong Kong kanë nisur në verën e vitit të kaluar, pas një projektligji për ekstradim, i cili më pas u tërhoq nga autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat