Kina ndalon plastikën njëpërdorimshme - Bota Sot
Kina ndalon plastikën njëpërdorimshme

Azia

Kina ndalon plastikën njëpërdorimshme

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Kina, ndotësja e parë e planetit, do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në qytetet e mëdha dhe pipave në restorante duke filluar që nga ky vit, me qëllimin për reduktimin e mbeturinave dhe ndotjes.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe Ministria e Mjedisit njoftuan një plan pesëvjeçar për reduktimin e konsumit të plastikës, ku Kina është një prej përdoruesve më të mëdha në botë.

Plani parashikon reduktimin, në pesë vjet, të 30% të shisheve dhe enëve plastike në ushqimet e shpejta.

Përveç qeseve njëpërdorimshme dhe pipave, polisteroli dhe enët njëpërdorimshme do të zhduken që prej këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat