Kina e dënon me 13 vjet burgim ish-shefin e Interpol-it

Azia

Kina e dënon me 13 vjet burgim ish-shefin e Interpol-it

Më: 21 janar 2020 Në ora: 10:49
Meng Hongwei

Ish-shefi i Interpol-it, Meng Hongwei, është dënuar me 13 vjet e gjysmë burgim nga një gjykatë kineze pasi u shpall fajtor për marrje të ryshfetit.

Autoritetet kineze thanë se ai është arrestuar më herët si pjesë e fushatës së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit.

Shefi i parë kinez i organizatës kryesore policore në botë ka pranuar se i ka marrë dy milionë dollarë ryshfet.

Përpos dënimit me burgim të gjatë, ai u detyrua të paguajë një gjobë prej dy milionë juanëve kinezë, të cilët e kanë vlerën e 290 mijë dollarëve amerikanë.

Meng ishte zhdukur në shtator të vitit 2018 përderisa ishte në një vizitë në Francë, ku e ka selinë qendrore Interpol-i.

Ai kishte mandat për shef të Interpol-it deri në vitin 2020, por kjo organizatë kishte njoftuar se kinezi ka dhënë dorëheqje disa ditë pasi bashkëshortja e kishte raportuar si të zhdukur.

Partia Komuniste e Kinës më parë e ka akuzuar Meng-un për keqpërdorim të pozitës zyrtare për përfitime personale, keqpërdorim të fondeve shtetërore dhe shkelje të parimeve të partisë, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat