A.Saudite i konsideron "absurde" pretendimet për sulm ndaj Bezosit

Azia

A.Saudite i konsideron "absurde" pretendimet për sulm ndaj Bezosit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 10:56
Shefi i kompanisë, Jeff Bezos.

Arabia Saudite ka mohuar se princi i saj i kurorës, Mohammed bin Salman ka qenë përgjegjës për hakimin e telefonit të shefit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos.

Një mesazh nga numri i telefonit që shfrytëzohet nga princi është përfshirë në shkeljen e të dhënave, sipas raporteve.

Ambasada saudite në Shtetet e Bashkuara ka thënë se këto rrëfime “janë absurde” dhe ka bërë thirrje për t’i hetuar ato.

Më herët është pretenduar se ky sulm ka qenë i lidhur me vrasjen e kolumnistit të së përditshmes, Washington Post, Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll.

Përveç që është themelues i gjigantit të shitjeve, Amazon, Bezos ka në pronësi edhe Washington Postin.

Sipas gazetës britanike Guardian, telefoni i Bezosit është hakuar pasi ka pranuar një mesazh në aplikacionin WhatsApp, i dërguar nga llogaria personale e Salmanit.

The Financial Times ka raportuar se pas marrjes së mesazhit, telefoni i miliarderit ka nisur të shpërndajë në mënyrë sekrete një sasi të madhe të informacionit.

Kjo nuk është hera e parë që mbretëria saudite është lidhur me hakimin e telefonit të Bezosit.

Në mars të vitit të kaluar një hetues ka gjetur se Arabia Saudite ka qenë mbrapa sulmit, për të fituar qasje në të dhëna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat