Koreja Jugore përjeton rritjen më të ngadaltë ekonomike në 10 vjetët e fundit

Azia

Koreja Jugore përjeton rritjen më të ngadaltë ekonomike në 10 vjetët e fundit

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:52
Koreja Jugore

Ekonomia e Koresë Jugore u rrit me një normë vjetore prej vetëm 2% vitin e kaluar, shkalla më e ngadaltë në 10 vjet.

Tkurrja në aktivitetet e ndërtimit dhe investimet e ngadalta ndikuan gjithashtu në ekonominë e katërt më të madhe aziatike për të dytin vit radhazi, sipas të dhënave të Bankës Qendrore.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 2,7% në 2018, ndërsa eksportet e mallrave u rritën vetëm me 0,4 %, nga 3,3% një vit më parë.

Në veçanti, mosmarrëveshja tregtare midis SHBA dhe Kinës dhe dobësia e tregut global të çipave ka ndikuar në ekonominë e Koresë Jugore.

Sidoqoftë, në tremujorin e katërt të vitit 2019, PBB u rrit më shumë sesa pritjet e analistëve në krahasim me tremujorin e kaluar duke nxitur shpresat për një rikuperim në vend.

Mallrat më të rëndësishme të eksportit në vend përfshijnë pajisjet elektrike, produktet e naftës, automobilat, anijet, makinat, telefonat celularë dhe ekranet e sheshta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat