Gjarpërinjtë, bartës të virusit në Kinë?

Azia

Gjarpërinjtë, bartës të virusit në Kinë?

Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:26
Foto

OBSH-ja pritet të vendosë a duhet shpallur gjendja e emergjencës ndërkombëtare rreth epidemisë në Kinë që deri tani ka vrarë të paktën 25 persona. Zbulime të reja tregojnë shtresat që nuk po i mbijetojnë sëmundjes dhe se një specie gjarpërinjsh mund të jetë bartësi parësor i virusit.

Ka arritur në 25 numri i viktimave të koronavirusit me origjinë nga Kina, i cili ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore në të gjithë botën.

Tashmë mësohet se infeksioni po i shfaq pasojat e tij më vdekjeprurëse te personat e diagnostikuar më parë me sëmundje të diabetit, me cirrozë, me tension të lartë dhe me sëmundje të zemrës.

Epidemia e raportuar dhjetorin e kaluar në qytetin lindor kinez të Vuhanit, në një treg të gjësë së gjallë, është shtrirë në tri kontinente.

Patogjeni mendohej se e kishte zanafillën nga lakuriqësit e natës të infektuar, por pas fotografimit gjenetik dhe marrjes së mostrave nga pacientët, shkencëtarët tregojnë se burim i virusit mund të jenë gjarpërinjtë që tregtoheshin ilegalisht në tregun e Vuhanit, dhe që nga ana e tyre mund ta kenë zhvilluar virusin në formën aktuale prej konsumimit të zogjve të natës.

Qyteti lindor i Vuhanit vendosi të enjten karantinën për 11 milionë banorët e vet duke pezulluar transportin publik dhe ajror për të kufizuar epideminë.

Numri i rasteve me infeksionin vdekjeprurës në nivel kombëtar është rritur mbi 600.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të vendosën për shpalljen ose jo të gjendjes së epidemisë botërore.

"Kina do të raportojë çdo rast në mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme për interes të shëndetit dhe sigurisë globale. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe besojmë se çdo vendim i saj do të bazohet në analiza shkencore, të arsyeshme dhe faktike," deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Nga Australia në Amerikë, autoritetet po marrin masa të rrepta në pikat aeroportuale për të ndalur transmetimin më tej të sëmundjes.

Në aeroportin italian të Fiumiçinos në Romë, 202 pasagjerë të ardhur nga qyteti zanafillë i virusit, ai i Vuhanit, iu nënshtruan të enjten skanimeve të sanitare nga personeli i pajisur me maska dhe veshje mbrojtëse.

Mes dy qyteteve ka çdo javë deri 3 linja fluturimi direkte, por rezultatet fillestare nuk kanë nxjerrë asnjë si person bartës të virusit vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat