Koronavirusi – rritet numri i qyteteve kineze që vendosen në karantinë

Azia

Koronavirusi – rritet numri i qyteteve kineze që vendosen në karantinë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 18:14
Karantina

Pesë qytete kineze janë vendosur në karantinë, duke detyruar Pekinin zyrtar të anulojë një seri ngjarjesh publike në natën e Vitit të Ri kinez, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e epidemisë vdekjeprurëse të koronavirusit.

Autoritetet kineze këtë mëngjes ndaluan trafikun nga Wuhan, kryeqyteti i Hubei, duke pezulluar nisjet dhe mbërritjet në stacionet e autobusëve dhe trenave dhe duke mbyllur aeroportet dhe portet.

Më vonë gjatë ditës, qytetet e afërta Huangang dhe Edzou njoftuan masa të ngjashme, dhe kufizimet e udhëtimit u vendosën në qytetet më të vogla të Chibi dhe Jiang, raporton Guardian.

Përveç trafikut, teatrot, kafenetë dhe vendet e argëtimit do të mbyllen dhe banorët nuk duhet të largohen nga qyteti, përveç "arsyeve të veçanta".

Zyrtarët gjithashtu udhëzuan operatorët turistikë të anulojnë marrëveshjet dhe nuk duhet të mbahen ngjarje të mëdha kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat