Pamje drithëruese nga tregu që solli virusin vdekjeprurës - Bota Sot
Pamje drithëruese nga tregu që solli virusin vdekjeprurës

Azia

Pamje drithëruese nga tregu që solli virusin vdekjeprurës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 20:23
Tregu që solli virusin vdekjeprurës

Virusi vdekjeprurës ‘Coronavirusi’ që ka shpërthyer në qytetin kinez Uahan është zgjeruar në disa shtete, kurse deri tani ka vrarë së paku 25 vetë. Epidemia besohet se ka “lindur” në një treg të peshqve.

Autoritetet përkatëse, pasi janë njoftuar, e kanë mbyllur markatën. I gjithë qyteti u fut në karantinë.

Qyteti Uuahan ka rreth 11 milionë banorë, më tepër sesa Londra e Nju Jorku dhe ndaj virusi është zgjeruar edhe në Tajlandë, Japoni, Kore të Jugut, Tajvan dhe në SHBA, shkruajnë mediet në gjuhën angleze.

Disa javë pasi tregu u bë “pika e nxehtë”, zyrtarët kinezë kanë njoftuar se virusi bartet nga një njeri te tjetri (pra është ngjitës).  Coronavirusi përfaqëson një spektër të gjerë të viruseve që janë prezent tek kafshët, që në rrethana të caktuara mund ta bartin edhe te njerëzit.

Kontakti me mish të kafshëve të ndryshme që shiten nëpër tezga, është konstatuar se është burim i infeksioneve te disa njerëz.

Mediet lokale kanë publikuar listën e kafshëve, mishi i cilave është prezent në treg. Informacionet nuk janë plotësisht të verifikuara, por ato janë duke qarkulluar edhe në rrjetet sociale.

Në listë figurojnë, lopët, derrat, patat, leprat, qentë, drerët, gjarpërinjtë, breshkat, akrepat, dhelprat, krokodilët, gomarët, kangurët dhe koalat.

Tregu dyshohet se kishte shumë papastërti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat