600 kryengritës dorëzohen në Indi

Azia

600 kryengritës dorëzohen në Indi

Më: 23 janar 2020 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Më shumë se 600 kryengritës iu dorëzuan autoriteteve indiane në shtetin Assam në veri lindje të Indisë.

Kryengritësit u përkisnin tetë grupeve të ndryshme kryengritëse, mirëpo iu përgjigjën iniciativës qeveritare për rikthim në shoqëri.

Ata tashmë i pret një program special nëpër kampe ku do të marrin aftësi profesionale për punësim.

Qeveria e Indisë po përballet me dhjetëra grupe të tilla në verilindje të vendit, të cilat po kërkojnë autonomi.

Për këtë arsye, Qeveria ka filluar këtë program për çarmatosjen e tyre dhe rikthimin në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat