Rritet prania mjekësore në aeroportin “Heathrow”

Azia

Rritet prania mjekësore në aeroportin “Heathrow”

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan sot, rritjen e pranisë mjekësore në aeroportin londinez “Heathrowt”, duke shtuar se asnjë rast nuk është konfirmuar në Britaninë e Madhe nga koronavirusi kinez.

“Rreziku për publikun britanik mbetet i ulët, por rastet janë të mundshme në një pikë “, theksoi shefi i mjekësisë së shërbimeve shëndetësore publike për Anglinë, (PHE), Chris Whitty.

“Britania e Madhe është e përgatitur mirë për këto incidente”, theksoi ai.

Në total, 14 persona që kanë shfaqur simptoma të dyshuara janë testuar, por rezultatet kanë qenë negative./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat