Ky është mjeku i infektuar me koronavirus, dalin detaje të reja

Azia

Ky është mjeku i infektuar me koronavirus, dalin detaje të reja

Më: 25 janar 2020 Në ora: 11:22
Liang Wudong

Kina po përballet me virusin vdekjeprurës, ‘koronavirus’, nga i cili në të gjithë botën janë prekur 1280 persona.

Tani në Kinë është raportuar se edhe një mjek, Liang Wudong, 62 vjeç, ka vdekur nga ky virus.

Liang Wudong ishte duke trajtuar pacientët e shumtë që vinin në spitalin Wuhan, ndërkaq sot mediat kanë raportuar se ai ka vdekur në mëngjes shkaku i këtij virusi.

“Liang Wudong, 62 vjeç, i cili ishte duke trajtuar pacientë në Wuhan, vdiq nga virusi këtë mëngjes,” thuhet në një njoftim në Twitter.

Wudong, ishte një mjek që kishte dalur në pension, por në momentin që u hartua plani për t’i dalur në ndihmë të prekurve nga virusi, ai përsëri veshi mantelin e bardhë, por që fatkeqësisht ai ndërroi jetë këtë mëngjes.

Autoritetet kineze kanë konfirmuar se nga virusi vdekjeprurës kanë vdekur 41 njerëz,  kurse mbi 1 mijë e 300 persona tjerë janë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat