Kina në alarm: 57.2 milion banorë izolohen nga virusi vdekjeprurës

Azia

Kina në alarm: 57.2 milion banorë izolohen nga virusi vdekjeprurës

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

15 qytete në Kinë janë izoluar teksa virusi Wuhan po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin. 

Popullsia e këtyre qyteteve arrin në një total prej 57.2 milion banorësh. Këto qytete ndodhen në provincen Hubei, e cila është epiqendra e virusit. Çdo urdhrër bllokimi ndryshon nga qyteti në qytet, por të gjithë po përjetojnë ndalimin e shërbimeve të transportit publik. 

Në Wuhan, popullsia e të cilit është 11 milion banorë, dhe afër Huanggang me një popullsi prej 7.5 milion banorë, marketet dhe kinematë janë mbyllur. Rrugët janë të bllokuara, gjithashtu edhe transporti hekurudhor si dhe ai ajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat