Çifti braktis fëmijët në aeroport, njëri prej tyre me virusin vdekjeprurës kinez

Azia

Çifti braktis fëmijët në aeroport, njëri prej tyre me virusin vdekjeprurës kinez

Më: 26 janar 2020 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Një çift kinez kanë braktisur fëmijët e tyre në një aeroport dhe janë larguar pa lënë gjurmë.

Ngjarja është parë nga një blogere që ishte e pranishme dhe media lokale Yangzi Evening News shkruan se dyshja kineze janë larguar duke lënë fëmijët në aeroport.

Shkaku mësohet të jetë sëmundja e njërit prej fëmijëve, konkretisht djalit, të cilin punonjësit e aeroportit ia kishin ndaluar të ngjitej në avion pasi i kishin pikasur shenja të koronavirusit vdekjeprurës që ka pushtuar vendin.

Image
Menjëherë pas këtij momenti dyshja janë parë të debatojnë me stafin e aeroportit dhe më pas janë larguar duke lënë fëmijët aty.

Siç i shikoni, dy vogëlushët kanë mbetur të braktisur dhe pas asnjë mbikëqyrje, pa harruar edhe sëmundjen që mund t’u shkaktojë vdekjen.

Qytetet në të gjithë Kinën kanë forcuar kontrollin e shëndetit në qendrat e transportit në një përpjekje për të frenuar shpërthimin vdekjeprurës.

Të paktën 10 qytete në Kinë, me rreth 33 milion milion njerëz, janë bllokuar dy ditët e fundit pasi numri i personave të sëmurë rritet dita ditës.

Koronavirusit ka vrarë 26 persona deri më tani, por ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i personave me këtë virus mund të jetë mbi 10.000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat