Vriten dy protestues në Irak

Azia

Vriten dy protestues në Irak

Më: 27 janar 2020 Në ora: 14:19
Ilustrim

Disa sulmues të paidentifikuar i kanë qëlluar për vdekje dy protestues në pjesën jugore të Irakut pasi forcat e sigurisë e filluan shtypjen e protestave.

Policia dhe burimet shëndetësore njoftuan se së paku 75 protestues janë plagosur gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë, kur këto të fundit u përpoqën t’i zhvendosin protestuesit nga urat e qytetit Nassiriya.

Të hënën në mëngjes, përleshjet vazhduan në pjesën qendrore të kryeqytetit Bagdad. Policia përdori gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën e protestuesve, shkruan “Reuters”.

Zyrtarët e sigurisë tha se dy protestuesit u vranë në orët e vona të së dielës nga persona të panjohur me katër automjete, të cilët e sulmuan kampin kryesor të protestuesve dhe ua vunë flakën tendave të tyre para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Protestat kundër qeverinë në Irak filluan më 1 tetor të vitit të kaluar dhe shpejt u bënë të dhunshme. Forcat e sigurisë dhe sulmues të paidentifikuar deri tash i kanë vrarë rreth 500 protestues gjatë këtyre kryengritjeve.

Protestuesit po kërkojnë që të gjitha partitë dhe politikanët të largohen nga pushtetit, të mbahen zgjedhje të lira dhe të drejta dhe të çrrënjoset korrupsioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat