Wuhan, vendi ku “shpërtheu” coronavirusi shndërrohet në “qytet fantazmë”

Azia

Wuhan, vendi ku “shpërtheu” coronavirusi shndërrohet në “qytet fantazmë”

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Autoritetet kineze janë duke bërë çmos që të parandalojnë zgjerimin e coronavirusit, që deri më tani ua ka marrë jetën dhjetëra njerëzve dhe mijëra tjerë janë infektuar.

Mirëpo me këtë virus nuk po përballet vetëm Kina, pasi tashmë janë raportuar raste të infektimit me këtë virus në Evropë dhe SHBA.

E qyteti kinez Wuhan për të cilin thuhet se është “çerdhe” e këtij virusi vdekjeprurës, është shndërruar në një “qytet fantazmë”. Çdo hyrje e dalje nga ky qytet kontrollohet rreptësisht nga autoritetet përkatëse, ndërsa për ta shmangur zgjerimin e virusit, banorët e tij janë futur në karantinë.

Bëhet fjalë për 11 milionë banorë, ndërsa qyteti ka mbetur i zbrazur ku rrugët, ndërtesat, shkollat e aeroporti kanë mbetur të thata. Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë se në qytetin që dikur kishte gjallëri të madhe, tani zor se shihet ndonjë njeri në rrugë.

Por edhe ata pak persona që frekuentojnë rrugët mbajnë maska dhe rroba mbrojtëse si preventivë. E autoritetet kineze kanë njoftuar se aty do të ndërtojnë disa spitale me mijëra shtretër, në të cilët do të trajtohen ekskluzivisht pacientët me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat