Kina raporton vdekjet e shumta nga virusi për një ditë

Azia

Kina raporton vdekjet e shumta nga virusi për një ditë

Nga: E.B Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 10:32
Kinë

Nëntëdhjetë e shtatë njerëz vdiqën nga koronavirusi të dielën ,një rekord i ri që nga hera e parë kur u shfaq ky virus në Dhjetor, ndërkaq numri i të vdekurve u rrit në 908, raportoi të hënën Komisioni Nacional Shëndetsor i Kinës.

Ky total tejkalon numrin e të vdekurve nga epidemia SARS e vitit 2002-3, bazuar në të dhënat e fundit.

Numri i të infektuarve në shtet u rrit në 40,171 dhe 3,062 raste të reja u identifikuan në 24 orët e fundit, shumica e tyre në Provincën Hubei, qendra e shpërthimit. Një qytetar i Shteteve të Bashkuara vdiq nga koronavirusi në Wuhan, kryeqyteti krahinor, thanë zyrtarët amerikanë të shtunën.

Epidemia SARS ,e cila gjithashtu filloi në Kinë ,vrau 774 njerëz në mbarë botën. Janë vetëm dy vdekje të konfirmuara nga koronavirusi i ri jashtë territorit kinez : një në Hong Kong dhe një në Filipine, raporton Bota Sot.

Shumë doktorë besojnë se vdekjet dhe infeksionet nga epidemia aktuale janë nënvlersuar në Kinë sepse objektet e testimit janë nën tendosje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat