Testohet për herë të parë ilaçi kundër koronavirus, rezultatet sjellin shpresë për të infektuarit

Azia

Testohet për herë të parë ilaçi kundër koronavirus, rezultatet sjellin shpresë për të infektuarit

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 23:00
Ilustrim

Numri i viktimave për shkak të Koronavirusit po rritet cdo ditë e më shumë. Deri tani, janë raportuar 812 viktima, nga të cilët vetëm një është jashtë Kinës dhe mbi 38 mijë të infektuar në të gjithë botën.

Shkencëtarët vijojnë punën për të gjetur ilaçin që e mposht koronavirusin.

Të enjten, Kina filloi regjistrimin e pacientëve në një provë klinike të "remdesivir", një ilaç antiviral i krijuar nga Gilead, gjigandi farmaceutik amerikan.

Ilaçi duhet të jepet në mënyrë intravenoze, është eksperimentale dhe akoma nuk është aprovuar për çdo përdorim, dhe nuk është studiuar te pacientët me sëmundjen  koronavirus. Por studimet janë bërë tek minjtë dhe majmunët të infektuar, ku ka rezultuar se ilaçi antiviral mund ta luftojë koronavirusin.

Sipas studimeve, është e sigurtë. Është testuar dhe nuk sjell efekte negative tek pacientët me Ebola, ndonëse nuk funksionon mirë ndaj atij virusi që është ndryshe nga familja e koronavirusit.

Mjekët në Washington ia kanë thënë "remdesivirin" pacientit të parë me koronavirus në Amerikë javën e kaluar, pasi gjendja e tij u përkeqësua dhe pneumoni u zhvillua pasi kishte një javë në spital.

Sapo u injektua "remdesiviri", gjendja e tij u përmirësua, raporton New York Times.

Një rast i vetëm nuk mund të përcaktojë nëse ilaçi funksionon apo jo, por raporti për pacientin ka ngjallur shpresën se virusi vdekjeprurës mund të mposhtet.

Një raport tjetër i botuar të martën nga shkencëtarët në Kinë shtoi entuziazmin, duke treguar se "remdesivir" bllokoi koronavirusin, i njohur zyrtarisht si 2019-nCoV, nga qelizat infektuese të rritura në laborator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat