Një ekipi i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin

Azia

Një ekipi i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Higjienës i Kinës Mi Feng u shpreh në një konferencë për shtyp se ekipi i punës i OBSH-së do të mbërrijë në Pekin mbrëmjen e 10 shkurtit dhe do të diskutojë me palën kineze për ngritjen e një ekipi të përbashkët specialistësh.

"Këtë herë, ekipi i punës nga OBSH-ja dhe pala kineze do të bëjnë shkëmbime të thella mbi gjendjen e tanishme dhe parandalimin e epidemisë, për të dhënë sugjerime për parandalimin e ardhshëm në Kinë dhe në vende të tjera të botës. Ne mirëpresim ekspertët e vendeve të tjera, përfshi edhe nga SHBA-ja të marrin pjesë në ekipin e përbashkët të ekspertëve. Besojmë që pas konsultimeve dhe komunikimeve të plota, do të kemi një plan të përshtatshëm për vizitën e ekipit të punës të OBSH-së në Kinë," thotë Mi Feng.

Siç mësohet, ky ekip do të drejtohet nga doktor Bruce Aylward dhe do të bashkëpunojë me homologët kinezë për t'u mësuar me gjendjen e epidemisë dhe për të drejtuar punët e parandalimit në mbarë botën, raporton Radio e Jashtme e Kines.

Numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi i ri u rrit me 97 të dielën, numri më i madh i viktimave i regjistruar në një ditë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Kinë tashmë ka arritur në 908 - por numri i personave të sapo infektuar në ditë është stabilizuar.

Në të gjithë Kinën, 40.171 persona janë të infektuar ndërsa 187.518 janë nën vëzhgimin mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat