Miliarderi i dhuron qyteti kinez Wuhan afro 18 milionë dollarë, me këto mjete synohet luftimi i coronavirusit

Azia

Miliarderi i dhuron qyteti kinez Wuhan afro 18 milionë dollarë, me këto mjete synohet luftimi i coronavirusit

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 13:53
Li Ka Shing

Personi më i pasur në Hong Kong ka dhuruar afro 18 milionë dollarë ndihmë për qytetin kinez Wuhan, me qëllim që të lufton coronavirusi.

Fondacioni i biznesmenin 91-vjeç Li Ka Shing, i ka dhuruar qytetit kinez Wuhan, 17.87 milionë dollarë, kurse këto para do të shpërndahen përmes kryqit të kuq të Kinës.

Përveç kësaj, fondacioni ka siguruar edhe mjete për blerjen e pajisjeve medicinale për punonjësit shëndetësor të Hong Kongut dhe Wuhanit. Pasuria e Li Ka Shingut vlerësohet të jetë rreth 28.3 miliardë dollarë.

Coronavirusi gjatë fundit të vitit të kaluar u shfaq dhe përhap shpejtë në qytetin kinez Wuhan, kurse raste me të infektuar janë konfirmuar në më shumë se 20 vende të ndryshme të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur gjendje rreziku në nivel global, derisa një numër i aviokompanive kanë anuluar fluturimet në drejtim të Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat