Alarmi: Koronavirusi mund të infektojë pesë miliardë njerëz dhe të vrasë 42 milion

Azia

Alarmi: Koronavirusi mund të infektojë pesë miliardë njerëz dhe të vrasë 42 milion

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Epidemia e koronavirusit vdekjeprurës, i quajtur zyrtarisht Covid-19 - nga i cili 1113 njerëz kanë vdekur deri më tani dhe më shumë se 45,000 janë infektuar- mund të infektojë rreth dy të tretat e popullsisë së botës nëse lihet i pakontrolluar.

Alarmi vjen nga epidemiologët kryesorë globalë.

Shumica e ekspertëve mendojnë se çdo person i infektuar mund të përhapë virusin në rreth 2.5 persona të tjerë, duke çuar në përfundimin se virusi ka një shkallë sulmi prej 60 deri në 80 përqind.

Edhe 60 përqind e popullsisë së botës është një numër jashtëzakonisht i madh.

Dhe me një vdekshmëri të përgjithshme jo më shumë se 1 përqind, numri i përgjithshëm i vdekjeve mund të jetë shumë i lartë - tha për mediat britanike Profesor Gabriel Leung, drejtor i departamentit të mjekësisë në Universitetin e Hong Kongut.

Në praktikë, kjo do të nënkuptonte që nga 7.8 miliardë njerëz që jetojnë në botë, 5.2 miliardë do të infektoheshin, ndërsa 42 milion do të vdisnin nga virusi.

Numri i vdekjeve tejkaloi 1.000, duke e bërë koronavirusin më vdekjeprurës sesa sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute (SARS).

Sipas Tom Frieden, ish drejtori i Qendrës Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kjo do të thotë që koronavirusi është  "shumë ngjitës" dhe mbase i pamundur për tu kontrolluar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve të marrin masa sa më të ashpra në luftimin e e koronavirusit të ri.

"Bota duhet ta konsiderojë virusin si armikun publik numër një. Një virus mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale sesa çdo sulm terrorist", tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

BE vlerëson se kulmi i epidemisë nuk është arritur endendaj dhe paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Aktualisht nuk ka vaksinë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat