Dështon aplikacioni, ekspozohen të dhënat personale të 6.5 milionë izraelitëve

Azia

Dështon aplikacioni, ekspozohen të dhënat personale të 6.5 milionë izraelitëve

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 11:19
Benjamin Netanyahu

Një e metë e sigurisë në një aplikacion mobil, i cili përdoret kryesisht nga partia “Likud” e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë që të ekspozohen aksidentalisht të dhënat personale të të gjithë banorëve me të drejtë vote vetëm tri javë para zgjedhjeve parlamentare.

Përmes gabimit në aplikacionin “Elector” u ekspozuan emrat, adresat dhe numrat personalë të identifikimit të 6 milionë e 453 mijë votuesve. Për qasjen në këto të dhëna nuk kërkohej ndonjë shkathtësi e veçantë në fushën e teknologjisë, shkruan “CNN”.

“Nuk ishte shumë teknike. Është një hakim shumë i thjeshtë dhe shumë i krisur. Është fyerje për hakerët profesionistë që këtë ta quajmë hakim”, tha zhvilluesi i softuerëve, Ran Bar-Zik, i cili e zbuloi të metën e aplikacionit.

Ai tha se një burim anonim i tregoi se aplikacioni kishte probleme të sigurisë. Për ta bindur, ky burim ia kishte dërguar të dhënat e të birit të zhvilluesit të softuerëve.

Nuk dihet se sa persona tashmë i kanë shkarkuar të dhënat e ndjeshme, por besohet se ato kanë qenë të qasshme për së paku 24 orë e ndoshta shumë më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat