Koronavirusi, shkon në 1.380 numri i viktimave. Ç’po ndodh me virusin vdekjeprurës

Azia

Koronavirusi, shkon në 1.380 numri i viktimave. Ç’po ndodh me virusin vdekjeprurës

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 09:19
Ilustrim

Rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht shtimit qe pati në provincën Hubei, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), raporton BBC.

Përjashtimi i vetëm ishte në një anije lundrimi në Japoni, ku u raportuan 44 raste të reja, duke e çuar totalin në 218 te prekur.

Gjithashtu nuk pati ndonjë ndryshim të madh në modelin e vdekshmërisë ose ashpërsisë së koronavirusit, sipas OBSH.

Shifrat e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar totalin në 1.380 persona te vdekur.

Infeksionet totale u rritën me 5,090 në 55,748 raste në 13 shkurt, tha të Premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Shifrat e fundit nga Hubei regjistruan 116 vdekje dhe 4,823 raste të reja. Kjo është një rritje më e vogël se një ditë më parë kur pati një goditje me 240 vdekje të reja dhe afro 15,000 raste të reja.

Sidoqoftë, shumica e kësaj ishte në Hubei duke përdorur një përkufizim më të gjerë për të diagnostikuar njerëzit, tha Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së. “Kjo nuk paraqet një ndryshim të rëndësishëm në trajektoren e shpërthimit,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat