Pekini urdhëron ata që kthehen nga jashtë që të rrinë 14 ditë në karantinë

Azia

Pekini urdhëron ata që kthehen nga jashtë që të rrinë 14 ditë në karantinë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 23:12
Pekin

Pekini ka urdhëruar që të gjithë ata që kthehen në këtë qytet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Kjo është përpjekje e fundit për të përmirësuar situatën pas virusit Coronavirus, raportojnë mediat shtetërore.

Banorëve rezidentë iu është thënë të bëjnë vetëkarantinë sapo të shkojnë në vendet e caktuara për këtë, pas kthimit në kryeqytetin kinez nga pushimet.

Kjo masë ka ardhur pasi që Egjipti ka konfirmuar rastin e parë me këtë virus.

Një mijë e 300 njerëz kanë vdekur deri nga Coronavirus i cili origjinën e ka nga qyteti Wuhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat