Kina po përpiqet të zvogëlojë në minimum ndikimet e epidemisë

Azia

Kina po përpiqet të zvogëlojë në minimum ndikimet e epidemisë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një epidemi e befasishme është një sprovë për Kinën, por nga ana tjetër ka shqetësuar mbarë botën: A është Kina në gjendje ta kontrollojë epideminë? A do të ketë ndikim të madh ndaj ekonomisë globale?

Më 12 shkurt, në një mbledhje të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PK të Kinës, të drejtuar nga Xi Jinping, u analizua gjendja e fundit e epidemisë së pneumonisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri dhe u studiuan masat për parandalimin e kontrollin e mëtejshëm të epidemisë.

Kjo ishte mbledhja e tretë brenda 19 ditëve të nivelit më të lartë vendimmarrës të Kinës për shqyrtimin e kontrollit të epidemisë. Nga kjo mbledhje rezultuan dy informacione të rëndësishme:

Së pari, duket ndryshimi pozitiv në gjendjen epidemike dhe arrihet rezultati pozitiv në punët e parandalimit e kontrollit të epidemisë. Së dyti, Kina do të planifikojë në mënyrë proporcionale kontrollin e epidemisë dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror.

Këto informacione tregojnë se Kina po përpiqet të zvogëlojë në minimum ndikimet e epidemisë dhe do të punojë për përmbushjen e objektivave të ndryshme të zhvillimit të sivjetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat