Shokuese/ Vajza e mitur përdhunohet, vritet dhe braktiset në shkurre

Azia

Shokuese/ Vajza e mitur përdhunohet, vritet dhe braktiset në shkurre

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 22:59
Madiha

Një vajzë e mitur është viktima e re e përdhunimit në Pakistan, e cila ka shkaktuar zemërim në të gjithë vendin.

Vogëlushja e identifikuar si Madiha u gjet të dielën pasi ishte zhdukur prej një dite nga shtëpia e saj në Saro Khel.

Ajo jetonte në një fshat në verilindje të rajonit Khyber Pakhtunkhwa dhe u gjet e pajetë, me shenja përdhunimi, e hedhur në shkurre.

Image

Mosha e saj është raportuar në disa media, por nuk është ende e qartë nëse e mitura ishte shtatë apo 9 vjece.

Pasi trupi i pajetë u gjet, familja e saj dhe banorët e zonës dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi për Madihan.

Demonstrata përfundoi pasi mbërriti policia, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ngjallur zemërim në të gjithë vendin, ku nuk mungojnë shkrimet në rrjete sociale se kërkohet drejtësi për vrasjen dhe përdhunimin e vogëlushes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat