Prekëse: Babai sirian përpiqet të bindë vogëlushen e tij se hedhja e predhave është një lojë

Azia

Prekëse: Babai sirian përpiqet të bindë vogëlushen e tij se hedhja e predhave është një lojë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 21:12
Pamje nga video

Në një video të postuar në mediat sociale, Abdullah Mohammad dhe vajza e tij Salwa, tre vjeçe, mund të dëgjohen duke qeshur, nën zhurmën e granatimeve në Siri.

Sipas mediave të huaja, Mohammad, i cili transferoi familjen e tij nga Idlib në rrethin e Sarmada, është përpjekur ta izolojë vajzën e tij nga traumat duke i thënë asaj se zhurma e bombave është pjesë e një loje.

Një skenë e tillë prekëse ngjanë me ato të filmit të famshëm nga Roberto Beningi, ku një baba tenton ta bindë se e gjithë ngjarja ishte një lojë.

Në film, një kamerier i butë hebre-italian, Guido Orefice (Roberto Benigni), takon Dora (Nicoletta Braschi), një mësuese e bukur shkollore dhe e fiton atë me sharmin dhe humorin e tij.

Përfundimisht ata martohen dhe kanë një djalë, Giosue (Giorgio Cantarini).

Lumturia e tyre është ndalet befas, megjithatë, kur Guido dhe Giosue ndahen nga Dora dhe dërgohen në një kamp përqendrimi.

I vendosur për të “kursyer” birin e tij nga tmerret e kampit, Guido bind Giosue se koha e tyre në kamp është thjesht një lojë.

Po sipas mediave të huaja, në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlib-in në një zonë de-përshkallëzimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.

Megjithatë, që nga atëherë më shumë se 1,800 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi i Asadit dhe forcat ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat