Fillon evakuimi i pasagjerëve nga anija “Diamond Princess”

Azia

Fillon evakuimi i pasagjerëve nga anija “Diamond Princess”

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 09:25
Japoni

Qindra pasagjerë kanë filluar të largohen nga anija “Diamond Princess” në Japoni pasi u konfirmua se nuk janë të infektuar me koronavirus. Një hap i tillë erdhi pas dy javëve të qëndrimit në karantinë. Megjithatë, ekspertët thanë se kjo masë nuk e parandaloi përhapjen e virusit mes pasagjerëve.

Televizionet japoneze i paraqitjen pamjet e pasagjerëve duke u larguar nga anija të mërkurën në mëngjes. Ata e kaluan pjesën më të madhe të kohës së karantinës të mbyllur në kabinat e tyre.

Autoritetet shëndetësore lokale thanë se rreth 500 pasagjerë pritet të largohen nga anija gjatë ditës së mërkurë, ndërsa 2500 të tjerë në dy ditët e ardhshme. Mediet raportuan se rreth gjysma e pasagjerëve janë japonezë.

Ata që jetojnë në Japoni u këshilluan që t’i kontaktojnë ekipet mjekësore në rast se vuajnë nga ndonjë simptomë e dyshimtë më vonë, shkruan “The Guardian”.

Njerëzit në Yokohama i dhanë mbështetje vendimit për largimin e pasagjerëve të shëndoshë nga anija, pavarësisht frikës se disa prej tyre mund të jenë të infektuar.

Sipas rregullave, të gjithë personat që kanë pasur kontakte me një pasagjer të infektuar duhet të qëndrojnë patjetër për 14 ditë në karantinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat