Mjeku hero: Sakrifikoi martesën e tij për të sëmurët me koronavirus, por fundi ishte i dhimbshëm

Azia

Mjeku hero: Sakrifikoi martesën e tij për të sëmurët me koronavirus, por fundi ishte i dhimbshëm

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:29
Peng Yinhua

Frika dhe paniku nga koronavirusi është kudo e madhe. Shumë kanë humbur jetën nga ky virus që lindi në qytetin e Wuhanit.

Për shkak të këtij virusi një tjetër histori e trishtë vjen nga Kina.

Peng Yinhua ishte mjek, ai ishte vetëm 29 vjeç. Mjeku nga qyteti i Wuhanit sakrifikoi martesën, por edhe jetën e tij në luftën kundër këtij virusi.

Për shkak se ai dëshironte të ndihmonte pacientët me koronavirus e anuloi dasmën e tij. Ai kishte planifikuar të martohej më 1 shkurt.

Por, ai preferoi ta shtynte lumturinë e tij personale më vonë sesa të linte të sëmurët vetëm, qoftë kjo edhe për një ditë.

Më pas ai u sëmurë vetë. Shëndeti i tij u përkqeësua në mënyrë dramatike. Ftesat e dasmës janë ende në sirtarin e zyrës së tij.

Edhe mjeku që e zbuloi i pari këtë virus ka humbur jetën. Kurse vdekja e mjekut të ri ka sjellë shumë reagime në internet, ku pjesa më e madhe e tyre janë të pikëllua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat