Nuk gjen qetësi Kina, pacientët “e shëruar” nga koronavirusi kanë dalë sërish pozitivë - Bota Sot
Nuk gjen qetësi Kina, pacientët “e shëruar” nga koronavirusi kanë dalë sërish pozitivë

Azia

Nuk gjen qetësi Kina, pacientët “e shëruar” nga koronavirusi kanë dalë sërish pozitivë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në qytetin Wuhan në Kinë, vatra e epidemisë së koronavirusit, kanë vendosur një periudhë suplementare karantine prej 14 ditësh, në zona të caktuara, për pacientët e lëshuar.

Masat e reja janë marrë prej faktit se janë regjistruar raste të pacientëve të dalë nga spitali, si të shëruar, por që kanë rezultuar pozitivë në testet e mëtejshme.

Numri i viktimave në të gjithë botën nga koronavirusi ka arritur në 2466 viktima në të gjithë botën, ndërsa të infektuarit janë 78.891.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat