Kina ndalon shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra, koronavirusi shpërtheu pikërisht për shkak të tyre - Bota Sot
Kina ndalon shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra, koronavirusi shpërtheu pikërisht për shkak të tyre

Azia

Kina ndalon shitjen dhe konsumimin e kafshëve të egra, koronavirusi shpërtheu pikërisht për shkak të tyre

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 12:15
Ilustrim

Komisioni Legjislativ i Kinës ka miratuar sot propozimin që të ndalojë shitjen dhe konsumin e të gjitha kafshëve të egra, një praktikë që besohet se është shkaktare për shpërthimin e virusit vdekjeprurës në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Xinhua ka njoftuar se propozimi është miratuar, ku nga tani ndalohet shitja dhe konsumimi i të gjitha kafshëve të egra nëpër tregjet ilegale.

Kjo masë synon që të minimizoj rrezikun e shpërndarjes së mëtejme të virusit, që ka bërë kërdinë në tërë botën e në veçanti në Kinë.

Zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë në Kinë, kanë njoftuar se epidemia ka shpërthyer në tërë botën, pikërisht për shkak të shitjes së këtyre kafshëve nëpër tregje ku mungon higjiena dhe kushtet adekuate për trajtimin e kafshëve.

Kujtojmë që coronavirusi deri më tani ua ka marrë jetën mbi 2.600 persona në Kinë dhe ka infektuar më shumë se 77 mijë persona, duke paralizuar plotësisht ekonominë e këtij vendi.

Deri më tani virusi është shpërndarë në të paktën 30 vende të botës, e në këto tregje janë shitur kafshë të ndryshme duke filluar nga derri i egër, gjarpërinjtë, breshkat, qentë, lakuriqët, ujqit, krokodilët, minjtë e dhelprat

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat