“Sekreti” i karantinave të coronavirusit, a funksionojnë me të vërtet ato? - Bota Sot
“Sekreti” i karantinave të coronavirusit, a funksionojnë me të vërtet ato?

Azia

“Sekreti” i karantinave të coronavirusit, a funksionojnë me të vërtet ato?

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 07:04
Foto ilustrim

Më 1 shkurt, një burrë në Hong Kong u diagnostikua me coronavirus, zyrtarisht i quajtur tashmë COVID-19.

Disa ditë më parë, ai kishte zbarkuar në një anije lundrimi të quajtur “Diamond Princess”, emri i së cilës së shpejti do të njihej në mbarë botën.

Një karantinë e detyrueshme ishte vendosur në anije nga Ministria e Shëndetësisë në Japoni.

Megjithëse izolimi i tyre kishte përfunduar, dhjetëra raste të tjera të coronavirusit ishin konfirmuar, duke e sjellë në total numrin e të prekurve në 450.

Dhe pyetja që shtrohet është: A po tregohen karantinat efektive?

Sipas një shkrimi të NBCNews, në vitin 2013 e deri në vitin 2016, Afrika Perëndimore përjetoi shpërthimin më të keq të sëmundjes Ebola, e cila vazhdon edhe sot, ndërsa lloje të shumta të karantinave u krijuan, si brenda vendeve të prekura si Sierra Leone, Liberia dhe Guinea – po ashtu edhe në vendet e tjera.

Në këtë drejtim, Kelly Hills (bioetikologe), konsideron se karantina në “Diamond Princess” nuk ishte thjesht e paefektshme, por ishte “absolutisht e pakuptimtë”.

“Unë nuk mendoj se kemi parë prova të mjaftueshme, në çdo rast, se karantina është e nevojshme për këtë virus të veçantë”, tha ajo. “Nuk plotëson ato që do të konsideronim standardet minimale të nevojshme për shkeljen e të drejtave civile të dikujt”.

Hills madje vlerëson se masat e vetë-kontrollit në shtëpi do të ishin më humane, dhe në fund të fundit, ndoshta më efektive sesa karantinat për mbajtjen e njerëzve të shëndetshëm pa sëmundje.

“Njerëzit thjesht nuk u pëlqen të detyrohen të bëjnë gjëra, veçanërisht nëse nuk ndjehen sikur ka një justifikim të mirë”, citohet të ketë thënë ajo.

Ndërsa, po sipas shkrimit të Kelly Hills, të publikuar nga NBCNews, edhe anijet e lundrimit, rezultuan që nuk janë vendet më të mira për karantinë.
Ato janë hapësira të mbyllura, dhe ne e dimë nga shpërthimet e së kaluarës se viruseve me të vërtetë u pëlqen të përhapen në hapësira të mbyllura.

Por gjithashtu rezulton se anijet e lundrimit nuk janë vende të mira për izolim – gjë që është “dëshmuar” edhe në të kaluarën.

Për shembull, në shekullin XIV në Venecia, autoritetet përgjegjëse të shëndetit në atë kohë kërkonin që anijet e bllokuara nga sëmundja e murtajës të mbeteshin të izoluara për 40 ditë.

Ndërsa thoshin se sëmundja përhapet përmes avujve helmues, iu deshën 40 ditë për të izoluar, dezinfektuar dhe pastruar të “keqen” e ajrit.

Gjithashtu, ideja për të izoluar qytetet nuk është diçka e re, kjo edhe njihet historikisht, kur kohë më parë u përdorën mure të qytetit ose ushtarët për të mbajtur larg të sëmurët.

Kohët e fundit, gjatë epidemisë SARS-CoV-1 të vitit 2003, Hong Kongu miratoi protokollet e karantinës, të hartuara për herë të parë për të trajtuar murtajën në vitet 1890.

Kur oficerët e policisë mbërritën në një kompleks apartamentesh për të porositur të gjithë që të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë, ata gjetën gati gjysmën e 264 apartamenteve boshe, thuhet në shkrim.

Veç këtyre, vlerësohet se në Toronto, që gjithashtu përjetoi një izolim të madh në një përpjekje për të ndaluar SARS, 43 për qind e njerëzve braktisën karantinën.

Ndërkohë, po sipas të njëjtit shkrim, me shpërthimin e Ebolës në vitin 2014, mjekët thanë se ishte përvoja e tyre në Liberi dhe Sierra Leone që bllokimet dhe karantinat nuk ndihmojnë në kontrollin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat