Dy iranianë të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri kanë vdekur në Iran, njoftoi të martën faqja e internetit e mediave lokale Eghtesaonline, duke cituar kreun e Universitetit të Shkencave Mjekësore të Saveh, duke rritur numrin e vdekjeve në Republikën Islamike në 14 persona, raporton Reuters.
"Testet treguan se ata kishin koronavirusin e ri," tha zyrtari, sipas Eghtesaonline.
Ministria e Shëndetit në Iran tha të hënën se 61 njerëz janë infektuar me koronavirus në Iran.