Për t’u mbrojtur nga koronavirusi, një kinez vishet si astronaut për të bërë pazar - Bota Sot
Për t’u mbrojtur nga koronavirusi, një kinez vishet si astronaut për të bërë pazar

Azia

Për t’u mbrojtur nga koronavirusi, një kinez vishet si astronaut për të bërë pazar

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 17:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë kinez është veshur si një astronaut për të mbrojtur veten nga koronavirus ndërsa doli për të bërë pazar.

Burri, i njohur me mbiemrin e tij Li, bleu kostumin 13 £ në internet për ‘mbrojtje shtesë’, pasi sëmundja vdekjeprurëse po përhapet në vendin e tij.

Ai tha: ‘Mendova se kostumi ishte i adhurueshëm dhe mund të më mbronte [nga virusi].

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se këto veshje krijuese nuk i mbrojnë njerëzit nga sëmundja vdekjeprurëse.

Publikut këshillohet të veshin maska për fytyrën dhe të ruajë higjienën e mirë personale si masa themelore kundër koronavirusit.

Image
Image

Image

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat