Dje nga Covid-19 në Kinë vdiqën 52 persona, shifra më e ulët në tri javë - Bota Sot
Dje nga Covid-19 në Kinë vdiqën 52 persona, shifra më e ulët në tri javë

Azia

Dje nga Covid-19 në Kinë vdiqën 52 persona, shifra më e ulët në tri javë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:53
Kinë

 Autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan sot për 52 vdekje të tjera nga koronavirusi, por që është shifra më e ulët për më shumë se tri javë, çka e çon në 2 715 numrin e përgjithshëm të viktimave.

”Të gjitha rastet e reja me humbje jete janë në Hubei, provinca që është epiqendra e sëmundjes, ku janë regjistruar edhe 401 nga 406 rastet e reja me persona të infektuar”, njoftoi Qendra Kombëtare kineze e Shëndetësisë.

”Por, për t’u theksuar është fakti se në shumë provinca ka zero raste të reja infektimi me COVID-19”, theksoi ajo.

”Jashtë epiqendrës ka vetëm pesë raste, e dhëna më e ulët për më shumë se një muaj”, shtoi kjo qendër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat