Ndodh për herë të parë! Brenda një muaji, gruaja rezulton dy herë e prekur nga koronavirus

Azia

Ndodh për herë të parë! Brenda një muaji, gruaja rezulton dy herë e prekur nga koronavirus

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 11:18
Ilustrim

Një grua që punonte me guidë turisitike në Japoni ka rezultuar dy herë pozitive ndaj koronavirusit.

Ajo besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji. 40-vjeçarja po punonte me një autobus me turistë nga Wuhani, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit.

Më 29 janar u konfirmua se ishte infektuar me Covid-19. Më 6 shkurt doli nga spitali sepse rezultoi negative ndaj testeve, edhe pse kishte ende kollitje.

Nuk kishte simptoma për një javë, por u kthye tek mjeku më 21 shkurt me dhimbje kraharori dhe fyti.

Të mërkurën, u konfirmua se rezultoi për herë të dytë pozitive ndaj koronavirus, thanë zyrtarët në Osaka.

Edhe shoferi i autobusit doli i infektuar. Të paktën 186 persona në Japoni janë infektuar, por deri tani janë raportuar vetëm 3 viktima.

Deri tani, ka 189 të infektuar me koronavirus, 3 viktima dhe 22 të kuruar në Japoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat