Iran, 4 deputetë preken nga coronavirusi

Azia

Iran, 4 deputetë preken nga coronavirusi

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:37
Ilustrim

Coronavirusi duket se ka hyrë në qeverinë dhe parlamentin e Iranit duke ngjallur frikë mes drejtuesve.

Mësohet se pas zv.Presidentes Masoumeh Ebtekar dhe zv.ministrit të Shëndetësisë, së fundmi janë zbuluar edhe katër deputetë me coronavirus.

Kjo shifër ka dalë pas nxjerrjes së rezultateve të analizave për 30 deputetë, ndërsa pritet të testohen edhe 260 deputetë të tjerë, raporton abcneës.

Mediat në Iran kanë publikuar foto nga mbledhja e fundit e qeverisë ku zv.Presidentja ishte ulur ngjitur me presidentin Rouhani duke iu frikësuar kështu një kontaminimi më të gjerë nga koronavirusi tek drejtuesit iranianë.

coronavirusi hyri në Iran nga Kina dhe që nga data 19 shkurt janë prekur 245 persona, 26 prej të cilëve kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat